Mrekullitë ndodhin, 52-vjeçarja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë në Maternitetin … (Video)

Mrekullitë ndodhin dhe këtë na i ka treguar më së miri Alea e vogël e cila ka fituar betejën për jetën dhe ka lumturuar nënën e saj.

 

 

Infermierja nga Prishtina, 52 vjeç, ka sjellë në jetë vogëlushen e saj në Maternitetin “Koço Gliozheni”në Tiranë dhe është bërë nënë për herë të parë,

 

Ajo nuk ka ditur të shprehë me fjalë lumturinë e madhe që ndjen si dhe ka falenderuar stafin për shërbimin që i kanë ofruar në këtë sfidë shumë të madhe për të dhe për vogëlushen.

 

“Mama për herë të parë. Ndihem shumë e luntur. Rruga ishte e gjatë, eksperienca ishte shumë e mirë. Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin, por më në fund ja dola” thotë ajo.

 

Ky lajm i bukur është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

 

 

“Lajm i bukur🙌🏼

52 vjeçarja, infermiere në Prishtinë bëhet nënë për herë të parë në Maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë🤗

 

Alea e vogël e ka fituar betejën për jetën, duke i sjellë një gëzim të papërshkruar nënës së saj dhe të gjithë stafit të terapisë intensive, që bëjnë një punë fantastike me të porsalindurit, duke shpëtuar jetë”, shkruan ministrja krah videos ku shfaqet Alea e vogël bashkë me mamin e saj.

 

TE TJERA