“Më thanë që zemra ime ishte mirë por…! Moderatori shqiptar ‘trondit’ me rrëfimin: U diagnostikova me…

Moderatori Alaudin Hamiti ka qenë së fundmi i ftuar në “Podcast Lifestyle” me Gonxhen, ku ka rrëfyer disa detaje nga jeta e tij personale.

 

 

Për më tepër, ai u ndal te një periudhë e vështirë që ka kaluar më herët. Alaudini tregoi se nuk e priti mirë kur u diagnostikua me diabet.

 

Moderatori tha se tashmë ushqehet mjaft mirë si dhe ka nisur palestrën.

 

“Pasi i bëra 40 vite vendosa të bëj një një kontroll të përgjithshëm dhe kur bëra ‘check up’-in i pyesja doktorët vazhdimisht ‘ma shikoni zemrën’. Ata më thanë se zemra ime ishte shumë mirë or kishte dalë diçka tjetër, kisha diabet. Jo që mu shemb toka por e mora shumë rëndë të them të drejtën madje ika në një laborator tjetër ta bëj edhe njëherë për ta rikonfirmuar dhe më thanë ‘po ka dalur më i lartë’. Dhe doja të dija më shumë rreth saj dhe pyesja.

 

Tani kujdesem shumë për ushqimin, vdes për ëmbëlsira. Kam humbur peshë rreth 14-15 kilogramë gjatë asaj periudhe dhe kam filluar palestrën dhe po e mbaj nën kontroll dhe nëse nuk i qëndron gati mundesh të kesh goxha pasoja shumë të mëdha. Nëse kujdesesh dhe e mban nën kontroll, ke plot shembuj të njerëzve që jetojnë shumë gjatë. E gjitha është të bësh kujdes në ushqime dhe të ushtrohesh në palestër.”– theksoi moderatori.

TE TJERA