“Më tha se ishin fonde nga…”/ Berisha tregon mbi financimin rus: Basha më mashtroi, ai mbahej peng me dosjen “Muzini”

Kreu i PD Sali Berisha po mban fjalën e tij para gazetarëve, ku po tregon gjithë skemën e financimit rus duke vënë në dispozicion informacionet që kishte mbi çështjen.

 

 

“Në vitin 2018 ambasadori Donald Lum ë solli në zyrë një dosje me një artikull të portalit apo gazetës Mother Jons, për financimin me para ruse të Muzin, që të lobojë për Lulzim Bashen dhe PD. në dosje, përveç artikullit të Moterh Jons, dhe një flete që tregon se se Muzin ishte i regjistruar në DASH si lobues për PD, nuk kishte asnjë dokument tjetër për këtë aferë.

 

Luzlim Basha i pyetur nga unë se çfarë qëndron pas këtij artikulli më deklaron se paratë e paguara për Muzin janë para të mbledhur me procedure te rregullt në diasporë dhe SHBA dhe se artikulli ska asgjë të vërtetë. Janë para të mbledhur anë përputhje me ligjin dhe rregullat. Ai e deklaroi shumë herë publikisht këtë shpjegim, kam besuar variantin e këtij të fundit.

 

më vonë u vura në dijeni se Basha mbahej peng me dosjen Muzin dhe se çështja ndaj tij u mbyll në gjykatë me ndërhyrje të Agaçit ku prokurori duke shkelur ligjin nuk bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, E kam denoncuar këtë nga Foltojra në foltore këtë akt. Përveç kësaj jam informuar se Basha kishte mashtruar dhe nuk kishte bërë mbledhje fondesh në diasporë. Pas këtyre informacioneve, vetëkuptohet se burimi i parave të paguara mund të ishte rus, siç kishte shkruar Mother Jons. Më 14 prill të 2022, kam denoncuar para jush te parlamenti financimin rus të Bashës dhe mbylljen e dosjes së tij ruse nga Edi Rama.”, tha ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...