Gazetarja zë ngushtë ministren Spiropali: Pas 10 vitesh në pushtet u kujtuat për pallatet pa leje

Ministrja Elisa Spiropali është vënë pozitë të vështirë gjatë një interviste për Zërin e Amerikës.

Ajo u pyet për aksionin e fundit të shtesave pa leje në pallate. Spiropali tha se ky është “një problem serioz të trashëguar”.

Por gazetarja e VOA, Keida Kostreci i kujtoi se “kjo mazhorancë ka 10 vjet në pushtet”. Spiropali u justifikua se “kjo ishte një punë e bërë në vjimësi”.Sërish gazetarja e VOA ndërhyri duke i shpjeguar se “kjo nuk shpjegon faktin pse tani pasi këto ndërtime kanë marrë disa vjet”.

Gazetarja e VOA i kushtoi vëmendje edhe bazës ligjore ku qeveria po e mbështet aksionin. Për ndërtim pa leje në Shqipëri dënohesh sipas Kodit Penal. Në këtë rast qeveria po hyn në marrëdhënie biznesi me ndërtuesit duke u ofruar atyre ta shesin pjesën pa leje.

Ministrja e shmangu përgjigjen se për këtë “opozita mund t’i drejtohej Gjykatës Kushtetuese”.“Ne kemi një problem serioz të trashëguar sa u takon ndërtimeve pa leje në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ç’ka ka sjellë ndërtimin e një agjencie të tërë. Në kushte normale nuk do të ishte e nevojshme”, shtoi Spiropali.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...