Gazetari sfidon Monika Kryemadhin: Njëri nga ne të dy duhet të shkojë në burg

Nga Adriatik Doçi

Monika Kryemadhit do t’i përgjigjem vetëm me fakte. Report Tv është media më serioze dhe e besueshme në vend. Parimi kryesor është: Kurrë mos raporto diçka që nuk është e vërtetë. Kjo është arsyeja se pse e ndjekin mbi 1 milionë shqiptarë. Në dijeni time nuk ka humbur asnjë përballje gjyqësore.

Unë punoj prej 6 vitesh në Report Tv dhe Shqiptarja.com. Nuk e përfaqësoj unë grupin mediatik, por jam thjeshtë një nga gazetarët.

Krahas akuzave vulgare në panik, paranojave dhe përpjekjeve qesharake për presion, Monika Kryemadhi tha edhe diçka me vend mbrëmë: I akuzuari ose akuzuesi duhet të shkojë në burg.

Dhe kjo duhet të ndodhë. Unë kam kallëzuar Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Në 25 korrik 2022, SPAK ka regjistruar procedimin penal nr. 137, pikërisht për shpërodrim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.

Vëllai i Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, ka marrë 350 mijë USD tek SGS-ja në formë pagash. Edhe pse është punësuar si inxhinier mekanik, ka marrë pagë më të lartë se sa CEO i SGS, si dhe 30 mijë USD shpërblim në fund. (Shih dokumentin).

Një pjesë të parave ia ka dhënë Monika Kryemadhit dhe LSI-së në formë donacioni. (Shih dokumentin).

Ministria e Transporteve që kontrollohej nga Meta përmes Haxhinastos, ka favorizuar SGS duke mos i kërkuar llogari për zbatimin e kontratës për investimet. Ky është korrupsioni.

Nëse këto nuk janë të vërteta, pra janë shpifje, jam gati të shkoj në burg. Ftoj zonjën Mona të bëjë padi për shpifje. Këtu padia kushton lirë, jo si ndaj gazetës austriake!

Por, halli i Monikës dhe Metës është të parandalohet zbulimi i disa aferave të tjera të llahtarshme, për të cilat shqiptarët nuk dinë asgjë. Kanë vjedhur paratë dhe pasuritë publike në mënyrë të paskrupullt dhe sikur në Shqipëri do të mbretëronte gjithmonë drejtësia e Adriatik Llallës dhe Gjin Gjonit.

U kap me zë dhe figurë duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit, tha nuk jam unë.

U kap duke i kërkuar Kastriot Ismailajt 200 mijë euro, tha nuk jamë unë.

I doli letra që kërkonte dëbimin e ish ambasadorit amerikan Xhon Uidhes, tha nuk jam unë.

I doli dosja si spiun i ish Sigurimit të Shtetit, tha nuk jam unë.

Operoi për 30 vite me dy mbiemra, duke firmosur me emër të rremë qindra dokumente, tha se fajin e kishte media.

I dolën kontratat 1.2 milionë USD për lobim në SHBA me para të pista, thotë nuk jam unë.

U doli klinika ku kanë hedhur qindra mijëra euro për dobësim dhe restaurim fytyre, thonë nuk jemi ne.

Po vjen momenti që përgjigjen ta japë drejtësia. Ose i akuzuari ose akuzuesi duhet të mbajë përgjegjësi, ndryshe reforma në drejtësi do të jetë thjeshtë një shaka.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...