Del foto nga festa e ditëlindjes së 70-të të Fatos Nanos, je me kë ka zgjedhur të festojë

Ish-kryeministri Fatos Nano ka festuar sot 70-vjetorin e tij të lindjes. Kjo ditë speciale e gjeti ish-liderin e PS mes festës të organizuar enkas për të nga familjarët dhe miqtë e tij.

Ka qenë kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali, i cili është edhe i afërmi i Nanos, që ka ndarë disa foto nga festa, ku ai shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Xhoana Nano.Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot!

Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gjatë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, shkruan Krali.

Del foto nga festa e ditëlindjes së 70-të të Fatos Nanos, je me kë ka zgjedhur të festojëKryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ishte i pari që ka uruar me rastin e 70-vjetorit të lindjes liderin e parë të PS-së Fatos Nano duke shkruajtur fjalë të mira.

Krahas një fotoje të shpërndarë në rrjetin social Facebook Balla shkruan: “Gëzuar Ditëlindjen liderit tonë të parë FATOS NANO! Mirënjohje gjithmonë”, shkruan Balla në rrjetin e tij social.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...