Zbulohet kur do të fillojë “Dance with Me”, konkurentja e rradhës modelja e njohur shqiptare, nusja e djalit të politikanes

Pritjes I erdhi fundi. Alketa Vejsiu ka zbuluar datën se kur do nis sezoni I shtatë i “Dance With Me” Me anë të disa story-ve në Instagram, moderatorja zbuloi për publikun që program i kërcimit do të startojë të hënën e ardhshme, më 19 shtator.

 

Por, kjo nuk është e reja e vetme që Alketa ka zbuluar. Krahas ajo bëri me dije edhe dy emra të konkurentëve të rinj. Pas Luiza Gegës, në “Dance with Me” do të jetë edhe gazetarja sportive Cindy Marina e cila njëkohësisht është e dashura e djalit të ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topallit.

 

Dhe jo vetëm kaq, edhe modelja dhe aktorja e njohur, Arbnora Ademaj do të jetë pjesë e kastit të edicionit të shtatë

 

Sakaq kujtojmë që në sezonin e ri televiziv, pritet të rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”.

 

E pyetur më parë nga mikrofoni i “Prive” në lidhje me ethet e konkurencës, Alketa Vejsiu dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.

 

“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...