Në një kohë kur në mes të Tiranës rezultojnë pallate me shumë kate pa leje që për habi nuk i sheh askush, në Nartë të Vlorës duket se shtetί është ngritur i gjithi në këmbë.
Qëllimi është që të mos lejojë asnjë ndërtim pa leje. Qoftë ky edhe një kotec pulash si në rastin konkret.
Një 82-vjeçare e moshuar nga Narta ka parë tmerr me sy kur befas gjithë shtetί i mbiu para derës së shtëpisë.
Ajo akμzohet për ndërtim pa leje për një kotec pulash. Mund të duket çudi, por e moshuara rrezikon burgμn pasi është dërguar në gjyq nga prokuroria.
Ajo është marrë në ndjekje penale pasi rindërtimi që po i bënte kotecit të pulave është konsideruar ndërtim pa leje.
Madje dëshmitarët shprehen se e moshuara u mor me forcë nga furgoni i policisë pavarësisht moshës.