Armina Mevlani flet për herë të parë dhe tregon si ka marrëdhëniet me kunatën.

Moderatorja njohur Armina Mevlani ka treguar detaje nga dasma e saj me Shkëlzen Berishën.

Çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre rreth 10-vjeçare në martesë në fund të muajit. Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja në emisionin “Goca dhe Gra”, ndërkohë që nuk e zbuloi ditën e dasmës.

Pasi u pyet për opinionin e Berishës, Armina tha se vjehrri nuk kishte asnjë kundërshtim për caktimin e ditës së dasmës.

Por për herë të parë Armina foli edhe për marrëdhënien me kunatën, motrën e Shkëlzenit. Armina u shpreh se kunatat gëzojnë një marrëdhënie mjaft të mirë dhe se ajo e ka ndihmuar edhe për detajet e dasmës.

“Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike.”- tha Mevlani për “Goca dhe Gra”.

TE TJERA