8-vjeçari që punon në servis kamionësh dhe autobusësh dhe është me fletë lavdërimi në shkollë

Është vetëm 8-vjeç dhe punon në një servis kamionësh.

Duket e pabesueshme, por Enloeni ka nisur të shkojë në servisin e automjeteve ku punon babai i tij që kur ishte vetëm 2 vjeç, duke shfaqur një interes të pazakontë për këtë profesion e duke mësuar me detaje proceset e punës në servis.

Enloen Kajo ka qenë i ftuar këtë të enjte në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Ai është 8 vjeç, vjen nga Berati dhe është në klasë të tretë në shkollën “Mehmet Ali Vrioni”. Enloeni ka treguar se ai krahas shkollës në kohën e lirë punon së bashku me babain e tij në një servis kamionësh dhe autobusësh, ndërsa kur të rritet dëshiron të bëhet një inxhinier mekanik.

Rudina Magjistari: Si po të duket shkolla këtë vit? Enloen Kajo: Shumë mirë. Rudina Magjistari: Është e vështirë?Enloen Kajo: Është pak e vështirë, por edhe vitin e parë edhe viti e dytë me fletë lavdërimi.

Rudina Magjistari: Më thuaj pak ke nisur që dy vjet e gjysmë të shkosh te servisi i babait? Enloen Kajo: Po që dy vjeç e gjysmë. Rudina Magjistari: Babi e ka të tijin? Enloen Kajo: E ka me qira.

Rudina Magjistari: Po e ka biznes të vetin dhe ti shkon për ta ndihmuar, apo ishe kurioz?Enloen Kajo: Për ta ndihmuar. Rudina Magjistari: Po çfarë bën ti konkretisht në atë servis?

Enloen Kajo: Unë ndihmoj babin. Rudina Magjistari: Po si e ndihmon konkretisht, çfarë po bën në këtë video? Enloen Kajo: Po shtrëngoj semiakset.

Rudina Magjistari: Po shtrëngon akset e rrotës. Nëse nuk janë të shtrënguara mjaftueshëm ça ndodh? Enloen Kajo: Del semiaksi. Rudina Magjistari: Dhe del rrota kur makina është duke ecur? Nuk e komandojmë dot mirë me timon?

Enloen Kajo: Jo, i prishet gjë tjetër brenda. Rudina Magjistari: Ne mund të mos i dimë me detaje të gjitha po semiakset i shtrëngojmë gjithmonë. Ato nuk janë makina të vogla, janë makina të medha.

Enloen Kajo: Makina të medha. Rudina Magjistari: Ty të pasionojnë makinat e rënda. Çfarë do bëhesh ti kur të rritesh, mekanik? Enloen Kajo: Po, inxhinier mekanik.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...