Shokohet qytetari, gjen gurë në bukën e blerë në furrë

Shumë qytetarë zgjedhin që bukën që konsumojnë ta blejnë të gatshme në furra dhe dyqane. Por se sa e sigurtë është kjo bukë që e hanë edhe fëmijët e vegjël askush nuk e di.

Një qytetar është shokuar mbrëmjen e sotme kur në bukën që kishte blerë në një furrë buke në Yzberisht ka gjetur një gurë. Ai thotë se edhe në Zimbabve, Afrikë nuk është kështu si te ne.

Kjo vërteton edhe njëherë faktin se drejtoresha e AKU, Jeta Deda duket se e ka harruar se për çfarë është në krye të këtij institucioni kaq të rëndësishëm. Ajo mjaftohet me daljet televizive, ku duket se i qetëson shqiptarët që situata është nën kontroll, por nuk është aspak e tillë.

Mesazhi i qytetarit:

Buka me gur brenda, Kontrolli 0 edhe ne Zimbabve nuk është kështu. Furr buke Yzberisht.

TE TJERA