Shkodër, 3 persona gjobiten dhe vihen nën hetim

Në kuadër të kontrolleve në territor, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë evidentuar raste të gjuetisë së paligjshme, në fshatin Pentar, Shkodër.

 

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit: R. M., 29 vjeç, banues në fshatin Dajç, E. M., 37 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Sipërme dhe S. M., 30 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në fshatin Pentar, Shkodër, janë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, duke gjuajtur shpendë, jashtë periudhës së përcaktuar me ligj.

 

Gjithashtu, këta 3 shtetas janë ndëshkuar me masë administrative 50.000 lekë të rinj secili, për shkelje “Për shpalljen e Moratoriumit të Gjuetisë”. Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i 2 armëve të gjahut që përdornin këta shtetas, për gjueti. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

TE TJERA