Po Fjoralba Ponari? Moderatorja e njohur shqiptare rikthehet pas kaq vitesh në drejtimin e “Portokalli”

Teksa sezoni i ri televiziv ka nisur, personazhet e njohura të ekranit kanë qenë mjaft të përfolur për projektet e tyre të reja.

 

Por emri i moderatores Xhemi Shehu, përflitet prej kohës në media. Kjo për shak të aludimeve për rikthimin e saj në spekatlin e humorit “Portokalli”, nga ku është larguar prej kohësh.

 

Por me sa duket Xhemi do të rikthehet në “Portokalli” pas vitesh mungesë në këtë spektakël. Sipas “Kryefjala.com”, moderatorja rikthehet këtë sezon në ekran, krah Fjoralaba Ponarit. Kjo e fundit është prej dy vitesh moderatore e “Portokalli”, së bashku me Salsano Rrrapin. E njëjta media shton se edhe Salsano do të jetë moderator i këtij sezoni.

 

Aktori i humorit dhe moderatori së fundmi është konfirmuar që do të jetë gjithashtu konkurrent në spektaklin e kërcimin “Dancing with the stars.”

 

Kujtojmë se pas largimit të Eneda Tarifës nga “Portokalli” u përfolën disa emra si moderatore të ardhshme të spektaklit të humorit. Si fillim u tha se vendin e Tarifës do e zinte Nevina Shtylla, pasi thuhej se ajo ishte parë në mbledhje me stafin e programit, por në fund emisioni u moderua nga Fjoralba Ponari. Ndërsa edhe aktorja Arjola Demiri shprehu dëshirën kur ishte në “Big Brother Vip”, që të moderonte emisionin. Por kjo gjë duket se nuk do të realizohet pas këtij lajmi të fundit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...