Ky ‘zotëria’ që paguhet me taksat tona thotë se shqiptarët paguajnë faturën më të ulët të dritave në botë

Zëvendës ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja, deklaron se qytetarët shqiptarë paguajnë faturën më të ulët për energjinë në botë.

“Faturën e energjisë shqiptarët e paguajnë më të ulët në të gjithë botën”, tha Bejtja i ftuar në “Bardh a Zi” për të diskutuar mbi fashat e vendosura për përballimin e krizës së energjisë.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me konsumatorët që nuk e paguajnë dot faturën për fashën mbi 800 kilovat, Bejtja tha: “Sot shqiptarët janë në vështirësi kur harxhojnë 6-7 mijë lekë në muaj. Janë shumë kaq lekë. Dhe me kaq është 450-600 kwh.”

Duke u ndalur më tej tek TEC-i i Vlorës, zv.ministri tha se është duke u riparuar dhe në 6 mujorin e parë të vitit të ardhshëm pritet të nisë prodhimin. Sipas tij objektivi është që në vitin 2024 të mos ketë probleme të tilla me energjinë.

“TEC i Vlorës është instaluar, që në 2009 duhet të ishte në prodhim. Ka pësuar një defekt që duhet të riparohet, është shumë.

Për 7-8 vite ka qenë i paleverdishëm, do të prodhonte me çmim të lartë. Është në proces marrje masash për riparimin e sistemit të kombinuar. Në momentin që do të jetë e mundur, në 6 mujorin e parë të vitit të vjen do të fillojë prodhimin edhe TEC-i i Vlorës. Ne shpresojmë që në 2024 të mos kemi problemet që kemi sot”, deklaroi Bejtja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...