Këngëtarja shqiptare flet për herë të parë për partnerin: 30 vjeç do bëhem mami!

parëKëngëtarja dhe moderatorja e njohur Enxhi Nasufi ishte sot e ftuar në programin e pasdites në RTSH, “Ditë pas dite”.

Përveç angazhimit të saj të përditshëm tashmë në “Wake Up”, një punë që sipas saj e fitoi me audicion Enxhi nuk ka ngurruar ti përgjigjet edhe pyetjeve për jetën e saj personale.

Ajo rrëfeu se është në një lidhje prej 6 vitesh me partnerin e saj, i cili nuk është pjesë e botës së artit por nga ana tjetër është një prej mbështetësve më të mëdhenj në karrierën e saj. E pyetur nëse ka në plan që të bëhet mami si mikja e saj, Kristina Baki Enxhi nuk ngurroi të përgjigjej.”

E kam ndarë mendjen që në moshën 30 vjeçare të bëhem nënë. Në 12 tetor bëj 27 vjeç kështu që kam kohë. Tani dëshira ime ka qenë që të kisha më shumë fëmijë në moshën 30 vjeçare por këto janë punët e zotit”, ka thënë Enxhi Nasufi.

TE TJERA