Ikën dritat/ Mjeku vazhdon me misionin për të shpëtuar një jetë, përdor baterinë e makinës për të kryer operacionin

Në mjek i vërtetë është një person që dëshiron të ndihmojë njerëzit, i dashuruar pas profesionit dhe punon me përkushtim.

Një mjek i tillë është edhe Dr. Christopher Yang. Këtij të fundit iu desh të merrte energji nga një makinë elektrike gjatë një operacioni.

Mjekut iu desh të anulonte ndërhyrjen për vazektominë të një pacienti. Vazektomina është një procedurë kirurgjikale për sterilizimin e meshkujve ose kontracepsionin e përhershëm. Për shkak se kishte marrë tashmë leje nga puna, pacienti nuk donte të anulonte.

Pasi pacienti kërkonte të operohej me patjetër, një nga anëtarët e stafit të Dr Yang bëri shaka se kirurgu mund të përdorte makinën e tij të re elektrike si burim energjie.Kështu, mjekut iu duk ide dhe vendosi pajisjet e tij në baterinë e makinës dhe kreu procedurën 20-minutëshe. Bateria fuqizonte një mjet elektrokauterik të përdorur për operacionin, si dhe një pajisje të vogël elektrike.

“Kam kryer atë që ka të ngjarë të jetë vazektomia e parë në botë me energji nga Rivian sot. Energjia në klinikë u ndërpre, pacienti nuk donte ta riprogramonte sepse ai kishte marrë tashmë leje. Elektrokauteria ishte normale, procedura shkoi mirë!”, tha doktori.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Ndershtiqaj takim ne NJA Dajç, “Qeverisja e drejte dhe rezultatet nuk mungojne”

Kandidati per deputet Marjan Ndershtiqaj ka zhvilluar si pjese...

Agro Fest gjallëron Jubanin dhe promovon pasuritë e Njësisë Administrative Guri i Zi

Dje, në oborrin e kishës “Shën Prenda” në Juban,...

Marjan Ndërshtiqaj: Dukagjini meriton më shumë, me Partinë Socialiste drejt zhvillimit

Në një takim entuziast në zemër të Dukagjinit, në...

Kryeministri Rama takon të rinjtë në Shkodër: Besimi i palëkundur për një të ardhme europiane

Në një atmosferë të mbushur me energji dhe entuziazëm...