Kur edhe pak na ndan nga fillimi i “Dance with Me”, Alketa Vejsiu po mbledh fuqitë në ishullin e vipave.
Moderatorja po shijon disa ditë relaksi në Mykonos. Në një vend të rrethuar nga ambjente luksoze dhe pamje të mrekullueshme, Alketa ka vendosur të pozojë me një sufllaqe në dorë.
“Po, vij deri këtu për të shijuar një sufllaqe greke,”-ka shkruar Vejsiu krahas fotos.
Mirëpo mesa duket ky postim i moderatores ka shqetësuar një fans të saj, i cili i frustruar ka akuzuar Alketën se nuk ka lënë vend pa bërë foto.
“Nuk latë pa publikuar vetëm kur jeni në banjo për nevojat personale. Bjeri qemanesë… vipsat shqiptare”, i shkruan ndjekësi.
Mirëpo si rrallë herë, Vejsiu ka vendour t’i përgjigjet komentuesit në seksionin e komenteve.
“Unë s’jam vip. Jam një si ju. Mos u mërzit shoku. Kemi të gjithë ditë kur s’jemi mirë”,-replikon Alketa.
Sakaq kujtojmë që në sezonin e ri televiziv, pritet të rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”.
E pyetur më parë nga mikrofoni i “Prive” në lidhje me ethet e konkurencës, Alketa Vejsiu dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy.
“E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor.
Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu.