“Unë s’jam vip. Jam një … Mos u mërzit shoku. Kemi të gjithë ditë kur s’jemi mirë”

Kur edhe pak na ndan nga fillimi i “Dance with Me”, Alketa Vejsiu po mbledh fuqitë në ishullin e vipave.

Moderatorja po shijon disa ditë relaksi në Mykonos.

 

Në një vend të rrethuar nga ambjente luksoze dhe pamje të mrekullueshme, Alketa ka vendosur të pozojë me një sufllaqe në dorë.

 

“Po, vij deri këtu për të shijuar një sufllaqe greke,”-ka shkruar Vejsiu krahas fotos, që mori shumë reagime, por jo të gjitha ishin pozitive.

 

Mirëpo mesa duket ky postim i moderatores ka shqetësuar një fans të saj, i cili i frustruar ka akuzuar Alketën se nuk ka lënë vend pa bërë foto.

 

“Nuk latë pa publikuar vetëm kur jeni në banjo për nevojat personale. Bjeri qemanesë… vipsat shqiptare”, i shkruan ndjekësi.

 

Mirëpo si rrallë herë, Vejsiu ka vendour t’i përgjigjet komentuesit në seksionin e komenteve. “Unë s’jam vip. Jam një si ju. Mos u mërzit shoku. Kemi të gjithë ditë kur s’jemi mirë”,-replikon Alketa.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...