U certifikua si roje bregdetare, djali shpërthen në lot pasi shpëton vajzën që po mbytej

Roja Bregdetare Agust Hoxha gjatë një interviste në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ndau një histori që kanë pasur me një nga personat e trajnuar dhe certefikuar si roje bregdetare.

 

Bëhet fjalë për një çun nga Tirana. Sipas Agustinit vetëm një ditë pasi u certefikua si roje bregdetare ai u ndesh me një rast në terren.

 

Por si duket nuk e ka përjetuar me shumë qetësi situatën pasi dhe pse e ka shpëtuar vajzën që po mbytej ka filluar të qajë.

 

Agust Hoxha: Erdhi një çun nga Tirana, u certefikua. U certefikua pasdite, të nesërmen paradite i ndodhi rasti. Qante si fëmijë. Ai e shpëtoi një gocë nga Dibra. Ajo e kishte gërvishtur me thonj.

 

Dhe kjo është pjesa e instruktorit, duhet ta dijë si funksionon dhe si është. Duhet të jetë i mprehtë. Mund të rrijë tre muaj aty por ama për një second të shpëton jetë. Duhet të jesh me fizik i guximshëm dhe me llogjikë pas ii paguan vetë pasojat pastaj, do të mbytesh.

 

TE TJERA