Surprizë e madhe! Luiza Gega i bashkohet spektaklit të përjavshëm, do të sfidojë veten në…

Me nisjen e sezonit të ri televiziv, “Dance With Ne” do t’i rikthehet ekranit të TV Klan, sigurisht me dyshen Alketa Vejsiu e Vera Grabocka në drejtim.

 

Prej ditësh në media qarkullojnë emra personazhesh si konkurentë të mundshëm në program, megjithatë asnjë prej këtyre emrave nuk është konfirmuar zyrtarisht, teksa sot faqja zyrtare e spektaklit në instagram ka konfirmuar konkurrentin e parë.

 

Kështu, e para që do të provojë aftësitë e kërcimit në skenën e “Dance With Me” është Luiza Gega, e sapo shpallur kampione e Europës në atletikë.

 

Sesa do ta ndihmojnë aftësitë në sport në këtë sfidë kërcimi, nuk e dimë, por me gjasë shumë, ndërsa emisioni i Tv Klan e nis fort fushatën e promovimit për sezonin e ri, se do kete goxha konkurencë.

 

“Kryefjala.com” ka zbuluar edri më tani se në skenën e spektaklit të TV Klan do të ngjiten, Orgesa Zaimi, Lorenc Vangjeli, Valon Shehu dhe së fundmi fotomodelja, Arta Nitaj.

 

Nga ana tjetër, burime konfirmojnë se dyshja prodhuese e programit, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, i kanë besuar karrigen e kryetarit të kurisë, Ilir Shaqirit, i cili kujtojmë se prej shumë vitesh ka qenë pjesë në fakt e “Dancing With The Stars”. /News31

TE TJERA