Shqiptari ka një vilë që e ka bërë për qejfin e tij, por kërcen mbi makina se nuk ka rrugë për të dalë

Emisioni “Stop” ishte në Vlorë në zonën e Ujit të Ftohtë tek Vila Toto, për të folur me të zotin e saj, Luan Toto. Ai tregoi se vila është ndërtuar që në qeverinë e Fan Nolit.

 

“Shtëpia ime është ndërtuar nga gjyshi im që në qeverinë e Fan Nolit, e deri më sot jemi 6 breza që e trashëgojmë. Kjo vila është mbi 100-vjeçare e ndërtuar nga gjyshi im dhe e mirëmbajtur nga babai im që e njeh e gjithë Shqipëria, Qemal Toto. Kjo mund të jetë çereku i asaj që mund të më takojë mua”, tha denoncuesi.

 

Toto zotëron vilën, lokalin dhe lulishten. Por tani e kanë lënë pa dalje, pasi Bashkia i ka dhënë rrugën një biznesi për parkim. Më parë, Toto tha se i kanë marrë edhe 4 metra për trotuarin, pa e shpronësuar.

 

“Shteti më bëri këtë rrugë kalimi. Kërkoj që në hyrjen e shtëpisë sime të më japë rrugën që të hyj në shtëpi. I bie që të hipi mbi makina”, tha denoncuesi. Luan Toto ka aplikuar për parkim në bashki dhe i thanë që është publik, por në fakt rezulton privat.

 

“Ky është parkim publik, kështu është thënë nga bashkia. Ndërkohë që tani po shitet, hidh 1 milion lekë thotë ai që ta marrësh. Shfrytëzohet nga privati. Kam aplikuar dy herë për parkim. Përgjigja e parë është kthyer që është publik për turizëm, për kalçeto, për popullin. Ky subjekti tjetër e përdor për privat. Është një karafil, trëndafil, ku di unë. E Zambak, ku e di si e quajnë, lule e ka dhe ai. Ai e ka pajisur me leje atje dhe mund t’i japë dhe të gjitha. Tani nuk e marr vesh, unë i Zoti i shtëpisë, të më vijë tjetri të më zerë derën këtu, unë të vritem me të tani”, tha Toto.

 

E vetmja gjë, që ky qytetar kërkon është rruga për ta dalë nga shtëpia dhe parkimet, që i takojnë si biznes. Ndërkohë biznesi në fjalë, një restorant nuk lejon parkimin e mjeteve të tjera përveç të klientëve të tij.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME