Dy rojet bregdetare iu shpëtojnë jetën dy vajzave, në fund ato i ofendojnë: Jeni injorantë

Agustin Hozha punon si roje bregdetare. Ai është certifikuar për këtë punë. Në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA ai ndau eksperiencën e tij të parë në punë.

 

Hoxha tregoi se si dy vajzat nuk e dëgjuan kur i këshilloi të mos laheshin në zonën ku ishin dhe më pas rrezikuan të mbyteshin.

 

Por ajo ç’ka la shije të hidhur tek ai pasi i shpëtoi ishte reagimi i vajzave të cilat në vend që ta falenderonin i kanë thënë “injorant”.

 

Agust Hoxha: Ishte deti i trazuar. 2 vajza po laheshin aty ku thyhej vala. Ju thash jo aty. Aty ku punojmë ne deti është shumë i egër, me gropa. Në atë moment erdhi dhe ky(Festim Sula, roje bregdetare).

 

Festimi më tha lëri, lëri të lahen. Dhe pastaj filluan të kerkojnë ndihmë. I shpëtuam dhe në fund na thanë injorant. Ndaj e mbaj mend ka qenë rasti i parë që punoja si i çertefikuar dhe situata ishte e tillë.

 

Sakaq Festim Sula shprehet se vitin e dytë të punës ka menduar ta lërë atë për shkak të ofendimeve. Festim Sula: Vitin e dytë kam menduar dhe të largohem nga puna për shkak të ofendimeve që merrnim nga bizneset. Tani ka ndryshuar. Është vlerë e shtuar për bisneset.

TE TJERA