Arbana Osmani nis punën për “BBV”, ja si duket moderatorja pak ditë pasi lindi vajzën

Moderatorja Arbana Osmani u bë nënë për herë të tretë në fillim të këtij muaji (1 shtator), duke mirëpritur në jetë vajzën e saj Zoi.

 

Vetëm disa ditë pas lindjes, moderatorja duket se i është rikthyer punës. Këtë e ka bërë të ditur vetë moderatorja përmes postimeve në rrjetet socaile.

 

Krahas një foto në profilin e saj Arbana shkruan: “Rikthim në shkollë (punë)”.

 

Ajo që vihet re është se moderatorja shfaqet në super-formë edhe pas lindjes së fëmijës së saj të tretë. Arbana ka pozuar e veshur e tëra me të zeza, teksa ka kombinuar një fustan me çizme dhe çantë të së njejtës ngjyrë.

 

Arbana ndau më 1 shtator foton e parë me Zoin, teksa bëri edhe një dedikim prekës: “Ëndrrat bëhen realitet! Bekimi i tretë i jetës sime sot na mbushi plot Jetë; Mirë se vjen Zoi❤️ Unë, babai yt dhe vëllezërit e tu që tani po çmendemi pas vajzës që aq shumë kam ëndërruar.”

 

Ky është fëmija i dytë i Arbanës me partnerin e saj Eduartin. Në 2020 çifti mirëpritën në jetë djalin e tyre të quajtur Diell. Ndërkohë ajo është nënë e një tjetër djali, Jonit, nga martesa e saj e parë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...