Zbulohet konkurrentja e parë e “Dance with me”, ja kë do shohim në pistën e vallëzimit

Luiza Gega është konkurrentja e parë e “Dance with me”. Lajmi është konfirmuar ditën e sotme në faqen zyrtare të emisionit në Instagram.
“Kampionia e Europës, krenaria kombëtare Luiza Gega prezantohet zyrtarisht si konkurrentja e parë në “Dance With Me”! Good luck girl”-shkruhet krah postimit.
Atletja fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Munih, duke u shpallur kampione e Evropës në 3.000 metra me pengesa dhe duke e çuar në total dy numrin e medaljeve të arta për atletikën shqiptare pas asaj të kërcimit së gjati të Izmir Smajljat.

Në sezonin e ri televiziv, pritet të rikthehen për publikun pas disa vitesh, “Dancing With The Stars” dhe “Dance With Me”. Programet e kërcimit, ku konkurrentë do të jenë artistë të njohur nga të gjitha fushat, do vënë përballë edhe një herë emrat e sipërpërmendur.

Tashmë është konfirmuar se Bora do të prezantojë “Dancing With The Stars” që do të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel. Po ashtu, sipas Kryefjala, ajo do të shoqërohet nga partneri i saj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room” (dhoma ku qëndrojnë konkurrentët) pas performancës. Kurse “Dance with me” do moderohet nga Alketa Vejsiu.

Kjo e fundit pak javë më parë e pyetur në lidhje me ethet e konkurrencës, dukej shumë e sigurt, teksa u shpreh se ato programe janë si dy bebe për të, pasi i ka prezantuar të dy. “E di pse nuk e ndjej. Se i kam prezantuar të dyja si formate, kështu i quaj të dyja bebet e mia. Dhe i dua të dyja njësoj. Dhe më vjen mirë që për audiencën të ketë cilësi, argëtim cilësor. Kështu ata janë kolegë që punojnë në të njëjtën industri. Të bëjnë një gjë të bukur. Publiku shqiptar të kënaqet dhe të argëtohet. S’ka xhelozi për mua, s’ka konkurrencë. Kush bën gjëra të mira i jap dorën,”-u shpreh Vejsiu.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...