Nis klasën e parë, por ky vogëlush nuk ka asnjë shok në klasën e tij

Hapat e nxënësve të tjerë nuk dëgjohen fare. Të flasësh për klasë të parë, të dytë apo të tretë, nuk ka më kuptim. Nga klasa e parë në të pestën, ata pak nxënës që numërohen me gishtat e njërës dorë, janë bashkë në një klasë.

Ky vogëlush i quajtur Enest e kishte ëndërruar klasën e parë së bashku me shokë dhe shoqe, por ai sot është nxënësi i vetëm i klasës së parë. Thotë se do të vijnë edhe shokë të tjerë më vonë, për t’u bërë më pas vetëm dy nxënës në klasë të parë, raporton A2.

Kështu nis viti i ri mësimor në shkollën e Griqanit në Bashkinë e Elbasanit. Edhe pse me klasa të bashkuara nga e para deri në të pestën dhe nga e gjashta deri në të nëntën, sërish ato janë bosh.

Ndërsa nxënësit do donin më shumë shokë e shoqe me ta. “Jemi 3, por do të ishte më mirë sikur të ishim 20”, thotë një nxënës. Trishtim edhe për mësuesit që shohin se si numri i nxënësve po ulet nga vit në vit.

“Këtu ka vite që punohet me sistem me klasa të bashkuara, sidomos cikli i ulët, por edhe cikli i lartë po ashtu. Madje ka 10-12 vjet që kështu ndodh këtu, për shkak të numrit të paktë të nxënësve”, thotë një mësues. “Një pjesë largohen në emigracion, një pjesë ikin në qytet. Numri sa vjen e bie”, thotë një mësues tjetër.

Në gjithë Bashkinë e Elbasanit, në sistemin parauniversitar këtë vit shkollor është mbyllur një shkollë, ndërsa tre të tjera janë bashkuar si pasojë e numrit të ulët të nxënësve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...