Konfirmuan romancën pak kohë më parë, këngëtari dhe modelja e njohur shqiptare i japin fund lidhjes?

Robert Berisha dhe modelja Laureta Maqedonci mund t’i kenë dhënë fund lidhjes. Të paktën në këtë përfundim na kanë nxjerë rrjetet sociale.

 

Këngëtari ka ndezur dyshimet se lidhja e tyre mund të jetë në krizë, ose mund të ketë marrë fund duke fshirë të gjitha postimet e përbashkëta që kishte më parë me Lauretën. Ai ka lënë vetëm fotot ku shfaqet vetëm ose me vajzën e tij Renee, apo postimet e koncerteve dhe emisionit. Kurse Laureta nga ana tjetër është zhdukur nga rrjetet sociale, duke mbyllu adresën e saj të Instagram.

 

Pak kohë më parë Roberti zbuloi në një intervistë se ka nisur një lidhje të re pas një kohe të gjatë nga divorci i tij me këngëtaren e mirënjohur, Nora Istrefi, me të cilën ka dhe një vajzë të quajtur Renee. “Pas një pauze shumë të gjatë, 4 vite ku i kam kushtuar shumë kohë gocës, Renee-së dhe me angazhimet e mia, po ‘robi plaket kur do vetë”.– tha ai kur zbuloi marrëdhënien me Lauretën.

 

Çifti po jetonte ditë të arta, shfaqej gjithandej së bashku. Për miqtë dhe rrethin e njohur të Prishtinës, Laureta ishte bërë tashmë një emër i njohur, pasi e shoqëronte kudo Robertin, që prej kohësh gëzon famën e një prej beqarëve më të mikluar nga femrat.

 

Mirëpo, një detaji interesant rreth lidhjes së tyre që mori vëmendje ishte diferenca e madhe në moshë: plot 18 vjet diferencë. Robert Berisha ka lindur më 1978 dhe është 44 vjeç, ndërsa Laureta ka lindur më 1996 dhe është 26 vjeç. Mirëpo, siç thotë edhe thënia “Dashuria nuk njeh moshë”.

 

Lidhja e tyre duket se po jetohet fare lirshëm, duke mos iu fshehur syrit të kureshtarëve, ndonëse si vetë këngëtari shprehet, nuk është në planet e tij martesa. “Tani jam shumë i lumtur”, zbuloi këngëtari i njohur. I pyetur nëse ka plane për dasmë, Roberti u shpreh “jo, nuk do të ketë. Është një harxhim që nuk ia vlen. Me ato lekë i kisha bërë dy muaj pushime. Nëse ajo (partnerja) më beson që me ato lekë do kalojë më bukur se në dasmë”, përfundoi Berisha.

 

Roberti rrëfeu se tashmë ndihet i plotësuar dhe madje zbuloi se kjo lidhje e ka bërë të besoj besoj për herë të parë dhe në horoskop për faktin se ata kanë tipa të njejtë. Sipas tij ata janë të bërë totalisht për njëri-tjetrin. “Gjithmonë në lidhje kam qenë i plotësuar dhe nuk bën të lidhesh më dikë që nuk ndihesh i plotësuar por kam pasur fatin sepse kam rënë me një tip të njëjtë. Kurrë nuk kam besuar në horoskop por kemi qëlluar dy ditë, ajo është me 26 janar unë me 28 janar. Tani po i besoj jemi tipa të njëjtë, muhabeti po na shkon mirë. Jemi bërë për njëri tjetrin definitivisht”.– u shpreh ai.

 

I pyetur sesi është njohur me Lauretën, Roberti u shpreh se qyteti i Prishtinës është i vogël dhe njerëzit njihen me njëri-tjetrin. Këngëtari shtoi se pas katër viteve e meritoi të kishte një vajzë të bukur pranë vetes.

 

“Prishtina është shumë e vogël dhe të gjithë njihemi, është një vajzë e Prishtinës shumë e bukur dhe ndoshta pas katër viteve e meritova dhe unë të gjej një vajzë të bukur dhe për kam takuar shumë goca të bukura por kshu deshti fati. Kam goditur siç më goditi kamioneta“.- zbuloi Berisha.

 

 

TE TJERA