“Kjo zonjë ka qenë mësuesja ime, ishte e shkëlqyer. Tani shet fruta-perime në rrugë”, qytetarja ndalon dhe na njeh me mësuesen e saj

Profesioni i mësuesit është një ndër më të vështirët dhe më të lodhshmit, por njëkohësisht edhe më fisniku.

Të kesh në duart e tua gjenerata që do t’i japin formë së ardhmes, është privilegj por edhe një sakrificë.

Sakrificë sepse mësuesi jep gjithçka nga vetja, por në fund askush nuk kujtohet për të. Kjo situatë bëhet kaq e prekshme kur në vox-pop e realizuar nga Dritare TV, kur pyesim për mësimdhënien.

Zonja na drejton tek mësuesja e saj e fëmijërisë, një mësuese autoritare por plot dhembshuri, e cila na tregon se shet fruta-perime në rrugë pasi pensioni nuk i del.

“Mendoj që mësueset dikur ishin më të dashura, i donin fëmijët më shumë. E shikoni atë zonjën që po kalon? Ka qenë mësuesja ime, tani punon shitëse, shet fruta-perime. Ka qenë një mësuese e shkëlqyer, autoritare por nuk bërtistë kurrë e nuk i godiste nxënësit”, u shpreh zonja.

Pas vitesh sakrifica për të rritur dhe edukuar brezin e ri, kjo zonjë fisnike nuk ka një pension për t’i siguruar një pleqëri dinjitoze siç e meriton.

“Është pensioni i pamjaftueshëm, skam çfarë të bëj. Mendoj që ka ndryshuar shumë koha, që ngabrezi ynë. Por edhe fëmjët kanë qenë ndryshe. Kanë qenë më seriozë , më të rregullt, e zbatonin edhe fjalën e mësuesit. Duhet që edhe mësuesit të punojnë më tepër, t’i kontrollojnë më tepër nxënësit, t’i aktivizojnë e t’i japin detyra.”, shprehet mësuesja tashmë në pension. /Dritare.net

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...