Kanë më shumë frikë qentë se kamerat, shqiptarët të dytët në Spanjë për grabitjen e vilave luksoze të futbollistëve

Në Spanjë kohët e fundit është rritur shumë numri i futbollistëve që bien pre e grabitjeve në shtëpitë e tyre.

 

Dani Carvajal, është futbollisti i radhës që i bashkohet listës së futbollistëve të tjerë të klasit të parë, si Karim Benzema, Álvaro Morata, Figo, Casemiro, Isco Alarcón, Zidane, Pique, Jordi Alba apo Aubameyang që kanë rënë pre e grabitjeve të dhunshme në shtëpi.

 

Sipas mediave spanjolle, një grup shqiptar fshihet pas tentativës për të grabitur shtëpinë e Carvajal.

 

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2022, Spanja u përball me 25 vjedhje shtëpish në ditë. Edhe pse 60% janë të kryera nga gjeorgjianët, shqiptarët janë përpara rumunëve, dominikanëve dhe madje edhe spanjollëve.

 

Sipas ekspertëve spanjollë shqiptarët kanë avancuar me mënyrat e tyre për të hyrë në shtëpi dhe vila luksoze. Sipas tyre bandat shqiptare kryerjnë monitorim dhe mbikëqyrje reale; për shembull, ata shqetësohen më shumë për praninë e qenve sesa për alarmet apo kamerat, sepse kur janë të mbuluar me kapuç nuk mund të identifikohen dhe në pak minuta janë brenda shtëpive.

 

Ekspertët spanjollë thonë se bandat shqiptare përbëhen nga pesë deri në shtatë persona.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....