Ish-bashkëshorti i Rudina Dembacajt zgjeron familjen?! Detaji në foton e partneres së tij të re bëri lëmsh rrjetin

Ai nuk ishte një personazh i njohur, mirëpo marrëdhënia dhe më pas ndarja me Rudina Dembacajn ka bërë që shpeshherë të përmendet në lajmet rozë.

 

Bëhet fjalë pikërisht për Aleksandër Varfaj, i cili prej disa kohësh tashmë është në një marrëdhënie me Mariza Prezën.

 

E dashura e Aleksandrit nuk është një personazh i njohur për publikun gjithashtu, megjithatë nuk kanë munguar postimet e herë pas hershme në rrjetet sociale nga ai.

 

Së fundmi, vëmendjen e ka marrë një postim i Marizës, ku ka pozuar me një fustan saten të zi.

 

Nga sa mund të shikojmë në foto barku i saj duket më i rrumbullakosur se zakonisht. Ky detaj nuk iu ka shpëtuar as ndjekësve të saj, ku njëra pyet: “A po pret një bebush?”

 

Nëse mendoni se Preza e ka injoruar këtë koment, gaboheni. Partnerja e Aleksandrit, i është përgjigjur me një puthje.

 

Ta marrim këtë si një konfirmim që dyshja janë në pritje të fëmijës së parë?!

 

Sakaq kujtojmë që Varfaj është babai i një vajze tashmë, Viktorias të cilën e ndan me ish-bashkëshorten, Rudina Dembacajn.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...