Europa ka frikë nga shamia islame? Debati: Më thanë sa gjynah që je e mbuluar

Brixhida Muca, Kiti Shabanaj, Marsela Lekli, Abdullah Klinaku këtë të hënë ishin të ftuar në programin “Abc e Pasdites” me Ermal Peçin, ku u diskutua shamia apo mbulesa.

Te ftuarat ndanë përvojën e tyre, ku kuptuan që jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendin tonë ka pasur një atmosferë të ngjashme ku vajzat me shami paragjykoheshin apo mund të humbnin dhe një vend pune. Të paktën kështu rrëfen Brixhida.

Ajo tha se gjatë kohës që ishte në fakultet pedagogët i kishin thënë: “sa gjynah që je me këtë shami se do të kishim marrë pedagoge se na duhesh për gjuhën arabe”.

Ajo shtoi se kjo ka ardhur duke u zbutur, por ekziston sërish. Ndonëse me ligj është e rregulluar, ka individ të cilët nuk e kuptuan ose nuk duan ta kuptojnë.

Ndërkohë Kiti e cila punon në Kryeministri tha se nuk ka ndjerë diskrimin, kjo për shkak se është një brez më i ri se sa Brixhida. Ajo nënvizoi se do të ishte mirë që në shkolla të kishte lëndë fetare në mënyrë që të mos ketë pyetje për informacione bazike.

Marsela nënvizoi se për personat që kanë informacion mbi besimin është diçka e bukur, ndërkohë që për personat që nuk kanë informacion, atëherë mund të ketë keqkuptime dhe bullizime.

“Ne po shohim rritje çdo vit më shumë, po predikojnë fenë që është një zgjedhje personale, kjo është për personat që kanë informacion. Për personat që nuk kanë informacion normalisht që do të ndodhi diskrimimini, do ndodhi bullizimi”, tha Marsela.

A është politike atmosfera e krijuar na Kosovë sa i takon shamisë? Shihet si një pengesë që Kosova të ketë liberalizim të vizave?

“Laiciteti nuk mund të prishet, shteti mund të jetë laik, por personi jo. Edhe Europa është e mbushur me vajza të mbuluara dhe ajo i pranon, kurse neve nuk na pranoka. Ky është paradoks?”, pohoi Brixhida

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...