Këngëtarja e njohur Eranda Libohova ka festuar ditëlindjen e saj.
Artistja ka mbushur plot 53 vjeç dhe këtë ditë të veçantë ajo ka vendosur ta ndajë me miqtë e saj më të afërt.
Teksa e ka festuar në një ambient me natyrë, ku duket gjithashtu se ia ka kaluar goxha mirë me të pranishmit, vihet re mungesa e motrës së saj, Irmës.
Këngëtarja ka postuar në InstaStory foto dhe video të kapura gjatë festës por Irmën nuk e shohim gjëkundi.
Po ku ndodhej këngëtarja?
Irma ka postuar një video në profilin e saj ku shihet se është në plazh duke shijuar detin.
Ndonëse u përfol se marrëdhina e tyre mund të ishte rregulluar paska, duket se dy motrat nuk e kanë gjetur ende rrugën për tu pajtuar. Kjo pasi disa ditë më parë, Eranda ripostoi një post të një prej fansave të tyre, i cili krahas një fotoje të shumë viteve më parë të dy motrave duke kënduar shkruan: “Gjithmonë do ju duam. Jemi rritur me juve. Sa me mall ju dëgjojmë.”
Libohova përpos që e ka ndarë në Instagramin e saj, krahas ka falënderuar përkrahësin me një zemër të kuqe.
Rikujtojmë se dy artistet prej kohësh përfliten se nuk kanë një raport të mirë më njëra – tjetrën. Kjo u vu re nga fakti se ato të dyja nuk e ndiqnin njëra-tjetrën në ‘’Instagram’’ dhe madje dyshimet u shtuan më së shumti kur Eranda Libohova u dekoruar me çmimin ‘’Mjeshtëri i Madh’’, në festën që organizoi me rrethin e ngushtë shoqëror, nuk u pa prezenca e motrës së saj, Irmës.
Madje para disa vitesh në një tjetër intervistë ajo deklaroi se me motrën e saj nuk flet për jetën e saj private dhe se shprehet më lirshëm me një mikeshën e saj më të ngushtë.
“Me shoqen time unë konfidohem më shumë se sa me Irmën. Me Irmën unë kam 10 vite diferencë dhe nuk e kam ndjerë që të flas për jetën time private. Flasim për shumë gjëra të tjera, mbase familjarët të shohin me syrin kritik duan të shohin të përsosur ndoshta nuk i pranojnë edhe gabimet dhe kjo ndoshta më ka bere mua të jem më e tërhequr,” ka treguar këngëtarja.