Për ato çifte që duan të bëhen me fëmijë, por nuk munden dot! Ka një vend në Kavajë që mund t’iu ndihmojë

Burimet e Papazit në Golemas të Kavajës janë kthyer në një mister që tërheq njerëzit gjithmonë e më shumë. Në mes të një krateri të madh, gropëzat që banorët i quajnë Papaz gurgullojnë prej shekujsh një masë të holluar argjile që pluskon.

 

Në mes të gjelbërimit, të bie në sy ajo sipërfaqe gri me gropëza shumë të thella. Gojëdhëna thotë se aty shkojnë gra që duan të lindin fëmijë a njerëz që shpresojnë se ky vend do i ndihmojë fati të krijojnë familje.

 

Kamera e emisionit “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula shkon në zemër të Papazit, edhe pse në një terren shumë të vështirë e me shtigje që dukej se dora e njeriut ishte treguar bujare duke i lënë gjërat ashtu si shekuj më parë.

 

Banorët dëshmonin atë që u kishin thënë të parët e tyre e ato që kishin parë vetë me sy, duke treguar për grupe që shkonin kryesisht për Shën Gjergj apo kur ishte festa e Novruzit dhe lageshin me ujin e Papazit duke shpresuar për t’u bërë prindër.

 

Përveç besimit se ai burim është i shenjtë, besimtarët kanë një tjetër qasje. Teologu Sedat Mahmudaj thotë se ende nuk ka krijuar bindjen për këtë vlerë të këtij vendi, duke mos hedhur poshtë enigmën që mban ai vend, ndërsa historiani Xhaferr Xhihani, banor i Kavajës, flet për pozicionin strategjik ku ndodhet Papazi e më pas Shpëtim Iseberi, specialist pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura tha se kemi të bëjmë me një monument natyror i cili është i studiuar dhe mbrohet me ligj.

 

Studiuesi Ylli Jasa preferon që të mos e zhveshim Papazin nga misteri që e mbështjell që prej lashtësisë, ndërsa gojëdhëna do jetojë e do mbledhë aty njerëz për të dëshmuar mrekullitë që natyra krijon.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...