“Nuk dija të përdorja xhakuzin, e mbusha suitën me ujë”, situata komike e trajneres së hotelerisë

Gladit është trajnere dhe konsulente hotelerie. Ajo do të sjellë në emisionin “E diela shqiptare” një rubrikë të re mjaft sfiduese. “Hotelisht me Gladin” do të sjellë çdo të diel në vëmendje hotele të ndryshme.

 

Gladi do të shkojë nëpër hotele të ndryshme nën maskën e ‘klientit të vështirë’, duke sfiduar kështu stafin e hotelit dhe po ashtu menaxherin. Ajo do të shikojë nga afër gjendjen e hoteleve dhe cilësinë e shërbimit që ata ofrojnë duke treguar anët pozitive e negative të çdo hotelit. Kjo rubrikë do u vijë në ndihmë edhe hoteleve për të përmirësuar shërbimet e tyre edhe klientëve që i zgjedhin këto hotele.

 

Gjatë intervistës me Gjebrean, Gladi ka treguar dhe një situatë komike që i ka ndodhur në suitën e një hoteli. Ajo rrëfen se nuk ka ditur si të përdorë xhakuzin dhe e ka përmbytur gjithë dhomën me ujë.

 

Ardit Gjebrea: A je zënë ngushtë ndonjëherë nga hotelet?

 

Gladi: Duhet ta them patjetër këtë? Disa më thërrasin zysha, por ja që edhe zysha gabon. Por këtë nuk do e shikoni në asnjë emision, këto janë pas kamerës. Isha së fundmi në një hotel dhe mora suitën presidenciale sepse doja të shikoja shërbimin e lartë. Pra çfarë ka kjo suita presidenciale që kushton kaq shumë.

 

E kuptoj që ka kaq shumë hapësirë dhe që është më e areduar mirë, po ka dhe shërbim të mirë dhe po shijoja atë klientin e rafinuar tek vetja. Marr në telefon recepsionin dhe i them të më mbushin xhakuzin sepse unë do bëja një xhiro nëpër resort, do të shikoja shërbimet e tjera. Kur kthehem për të parë xhakuzin e mbushur, mendova se ishte mbushur, se unë nuk kam xhakuzi në shtëpi dhe nuk jam një klient aq i rafinuar sa ta njoh me detaje dhe mendova që ishte mbushur plot, ndërkohë që ndeza ato, ishte me touch dhe mbase e preka pa dashje mbase dhe aty ku del uji e laga komplet të gjithë dhomën.

 

Pra krijova një det të lezeçëm, kjo nuk është në emision dhe nuk do ta shikoni asnjëherë. Kjo është hera e parë që e thashë në kamera dhe e fundit. /tvklan.al

TE TJERA