“Lokali e mori nusen në qafë, pse e çove në punë”, nëna i kërkon llogari të birit

Pjesë e rubrikës “Shihemi në Gjyq” tek E Diela Shqiptare ka qenë Shkëlqimi së bashku me nënën e tij. Atij i ka ikur gruaja nga shtëpia dhe nëna i kërkon që ta rikthejë nusen në shtëpi sepse nuk jeton dot pa fëmijët. Sipas nënës arsyeja pse nusja është larguar nga shtëpia është puna që ka nisur në një lokal.

 

Shkëlqimi: Po mirë moj nënë unë e çova në punë për mirë.

 

Zonja Sheje: Kur erdhën e morën, i dilje para.

 

Shkëlqimi tregon se ka marrë urdhër mbrojte, pasi gruaja e akuzon se e ka dhunuar dhe tani nuk ka të drejtë të shikojë fëmijët e tij.

 

Zonja Sheje: Mirë ta bëri kur e çove në punë. Bëri shumë bukur ajo. Pse e çove në punë? Për çfarë e çove në lokal? Kush ta mori në qafë? Lokali, ishte e padalë. E bridhje me motor, por jo në lokal.

 

Ardit Gjebrea: Zonja Sheja, çfarë të keqe ka që një grua të punojë?

 

Zonja Sheje: E çuan këta në lokal, me mua ka ndenjur 15 ditë ditë pa folur me gojë, ti që të fola pse ma çove nusen në punë se e dua për vete, e dua për të rritur çunat. Ajo i gëzohej parasë.

 

Ardit Gjebrea: Ajo nuk është vetëm për ty, është për të gjithë familjen, por edhe për familjen e saj. Në qoftë se do të punojë, le të punojë, çfarë të keqe ka?

 

Zonja Sheje: Ai një muaj kishte që kishte ardhur nga Gjermania. Çfarë i duhej gruaja ta çonte në punë? Kjo ferrë është e hidhur për mua.

 

Ardit Gjebrea: Nëse ka zgjedhur punën e gabuar le ta themi, po të jetë thjesht për punë, nuk mund të themi që pse punoi.

 

Zonja Sheje: Janë tre çuna, nusja katër, të iki nga shtëpia. Ka rënë shtëpia përdhe. /tvklan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...