Enada Hoxha preket në studio:” Ilir Kerni më ka bërë një dëm të pafalshëm”

E ftuar sot në emisionin e Rudina Magjistarit ishte balerina e njohur shqiptare, Enada Hoxha.

Duke folur për një nga vështirësitë e saj më të mëdhaja në jetë, Hoxha nënvizoi momentin kur ish drejtori i TKOB, Ilir Kerni e hoqi nga prima balerinë dhe e kaloi në soliste të dytë apo edhe të tretë të teatrit.

“Unë mund të them që isha në kulmin e karrierës time, madje sapo kisha ardhur edhe nga një aktivitet shumë i rëndësishëm në Itali ku mu bë edhe një propozim për të qëndruar atje dhe nëse unë nuk do të isha kaq në gjendje të kërceja, atëherë nuk do të kisha këto propozime.

Gjithsesi, më ka lënduar pafund sepse më ka lënë 3 vite pa kërcyer”, është shprehur Enada Hoxha edhe pse me insistimin e Rudinës nuk e përmendi në asnjë moment ish-drejtuesin e TKOB.

Përsa i përket të rejave të fundit nga karriera e tyre Enada dhe Gerdi këtë sezon do të jenë koreografët e programit “Dance with Me”. Detyrë që për shumë vite e ka ushtruar Albi Nako.

TE TJERA