Nga Bepin Kolvataj
Nxënësit me rezultate të larta në maturë po zgjedhin të studiojnë jashtë Shqipërisë edhe pse këtu kanë fituar të gjithë degët që donin. Bepin Kolvataj, sjell historinë e një maturanti ekslent nga Shkodra që do ta lërë vendin për studime me cilësore në Turqi.
Sidrit Mehaj është një nga nxënësit ekselentë të gjimnazit “28 Nëntori” në Shkodër.
Është shpallur fitues në 10 degët e përzgjedhura për studimet e larta, mes të cilave kryesonte mjekësia.
Por si shumë të rinj të tjerë, në këtë vit të ri akademik ai nuk do të ulet në auditoret e universiteteve shqiptare.
Sidrit Mehaj ka zgjedhur Turqinë për të vijuar formimin e tij në fushën e mjeksisë, duke shpjeguar edhe arsyet e kësaj zgjedhje.