Zyrtare/ Zbulohet ekrani i ri dhe emisioni ku do ta shohim Drini Zeqon

Tashmë është zyrtare! A2 CNN do të jetë ekrani i ri ku do ta shohim së shpejti gazetarin dhe moderatorin e njohur Drini Zeqo.

Pas largimit nga TV Klan, televizioni ku e kemi parë prej disa vitesh, tashmë ai ka vendosur të ndërrojë ekran.

Ishte vetë Drini ai që përpara disa ditësh konfirmoi lajmin se nuk do të ishte më pjesë e TV Klan, por nuk zbuloi asgjë mbi të ardhmen e tij.

Por disa postime të tij të fundit në Instagram ‘e kanë tradhëtuar’ Drinin, duke zbuluar vendndodhjen e tij fillimisht e më pas edhe partneren e tij të re në punë.

Kështu, Drini ka publikuar një foto nga zyrat e televizionit “A2 CNN”, duke na njohur edhe me ambientin e tij të ri të punës, ndërsa më tej ka publikuar edhe një foto me Aulona Mingën, që do të jetë partnerja e tij e re në punë.

Drini do të jetë çdo ditë në emisionin e mëngjesit së bashku me Aulonën, duke zënë kështu vendin e Blendi Salaj që kaloi në një tjetër emision mëngjesi.

Tashmë na mbetet veçse t’i themi suksese Drinit dhe ta shohim si do të përshtatet me punën e tij të re.

TE TJERA