SHIU NE SHKODER, UJESJELLESI DEMTON BIZNESET

Shume biznese ne Shkoder kane pesuar deme te konsiderueshme si shkak i mosmenaxhimit te duhur te situates nga ndermarrja e ujesjelles kanalizime pas reshjeve te dendura te shiut ne Shkoder.

Bizneset nje pjese e tyre kane pesuar demtime per shkak se gjate oreve te nates kur ka patur stuhi dhe rrebesh shiu pa pushim, punonjesit e ujesjellesit nuk kane arritur qe ta menaxhojne situaten duke mos qene ne gatishmerit.

Ne kete menyre pusetat te cilat duhet te hapeshin per qarkullimin e ujit kane qendruar te mbyllura per ore te tera kur ka patur reshje shiu dhe kjo mungese pergjegjshmerie ka sjelle me pas deme kolosale ne shume prej bizneseve ne qender te qytetit te Shkodres por edhe ne zona te tjera.

Ky rrebesh shiu nuk eshte per here te pare ne Shkoder por ne rastet e meparshme hapja e pusetave ka bere qe uji te qarkulloje gje e cila nuk ka ndikuar ne permbytjen e bizneseve.

Kesaj here fakti qe nuk eshte nderhyre ne kohen e duhur ka shkaktuar demet tek bizneset, deme te cilat mund te ishin evituar ne rast se punonjesit e ujesjellesit do te kishin qene ne gatishmeri qe ne momentin kur kane nisur reshjet e dendura te shiut.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...