(video) PËRMBYTJE NË DISA ZONA, JA SI PARAQITET SITUATA NE SHKODER

Shkodra është përfshirë nga një stuhi e fortë dhe reshje të dendura shiu që për disa orë kanë përmbytur disa rrugë të qytetit dhe shumë prej fshatrave.

Gjatë orëve të natës pedonalja në qendër të qytetit është përmbytur nga rrebeshi i shiut.

Ndërkohë fshatra të njësisë Rrethina, pjesë e bashkisë Shkodër kanë dhjetëra hektar tokë të përmbytur ndërsa në disa raste ka edhe banesa që kanë pësuar dëme të ndryshme.

Po ashtu në rrugën e zonës turistike të Shirokës pranë liqenit të Shkodrës gjatë natës ka pasur probleme me rrëshqitjet e dheut duke vështirësuar kështu qarkullimin rrugor.

Institucionet, bashkia Shkodër dhe Prefektura e Qarkut Shkodër janë angazhuar që në orët e para të mëngjesit duke nisur punën për evidentimin e dëmeve të mundshme dhe normalizimin e situatës.

Aktualisht reshjet e shiut në Shkodër kanë ndaluar dhe rrugët e qytetit që u bllokuan gjatë natës nuk kanë më prezencë uji, por kjo situatë gjatë natës ka frikësuar pronarët e subjekteve të ndryshme kryesisht në pedonale.

Shume biznese ne Shkoder kane pesuar deme te konsiderueshme si shkak i mosmenaxhimit te duhur te situates nga ndermarrja e ujesjelles kanalizime pas reshjeve te dendura te shiut ne Shkoder.

Bizneset nje pjese e tyre kane pesuar demtime per shkak se gjate oreve te nates kur ka patur stuhi dhe rrebesh shiu pa pushim, punonjesit e ujesjellesit nuk kane arritur qe ta menaxhojne situaten duke mos qene ne gatishmerit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...