Një emër i njohur lë Top Channel dhe shkon në TV Klan, ja te cili emision do jetë

Enada Hoxha ka vendosur se duhet ishte koha per disa ndryshime. Balerina e njohur, që merrte pjesë tek juria e “Just Dance” në “E Diell”, do të lërë Top Channel për t`u bërë pjesë e familjes së Tv Klan, si koreografe e “Dance With Me”.

 

Ishte ajo vetë që zbuloi gjatë një interviste tek Rudina planet e saj. “E kam pritur me kënaqësi, kemi filluar nga provat, do të kemi vërtet një show interesant”, u shpreh ajo, duke shtuar se personazhet janë zgjedhur tashmë.

 

Enada foli gjithashtu edhe për projektin e vet të ri, një ngjarje e vecantë artistike, “Tirana Flash Mob”, që mbahet në 17 shtator në sheshin Skënderbej.

 

Bashkëshorti i saj, Gerd Vaso është i angazhuar tek e “Djela shqiptare” si koreograf, cka do të thotë se tashmë do të jenë akoma edhe më afër njëri-tjetrit.

 

“Kryefjala.com” ka zbuluar edri më tani se në skenën e spektaklit të TV Klan do të ngjiten, Orgesa Zaimi, Lorenc Vangjeli, Valon Shehu dhe së fundmi fotomodelja, Arta Nitaj.

 

Nga ana tjetër, burime konfirmojnë se dyshja prodhuese e programit, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu, i kanë besuar karrigen e kryetarit të kurisë, Ilir Shaqirit, i cili kujtojmë se prej shumë vitesh ka qenë pjesë në fakt e “Dancing With The Stars”.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...