Nesër nis kthesa drastike e motit! Njihuni me parashikimin e motit për javën e ardhshme

Teksa jemi në muajin shtator, moti vijon me alternime të shumta mes rrezeve të diellit dhe vranësirave.

 

 

Ditën e sotme pritet një alternim mes motit me diell dhe vranësirave dhe reshjeve të shiut.

 

Por nga dita e nesërme e në vazhdim, deri të enjten, pritet mot përgjithësisht me diell dhe temperatura konstante deri në 29 gradë celsius.

 

Ndërsa për sa i përket ditës së premte, të shtunë dhe të dielë, priten reshje shiu në shumë territore të vendit.

 

Pavarësisht shiut, temperaturat do të vijojnë të jenë të larta.

TE TJERA