Në prag të sezonit të ri, Luana Vjollca dhe Florjan Binaj bëhen sërish bashkë?!

Sic tashmë mund ta keni dëgjuar Luana Vjollca do të rikthehet shumë shpejt në ekran, në një ekran të ri në fakt, atë të TV Klan, ku në sezonin e ri do të drejtojë emisioni “S’luan dot me mua”. Cdo të premte në prime time, moderatorja do të vijë pranë publikut të saj, fiks asty ku e kishte lënë me programin tjetër të suksesshëm “Shiko Kush Luan”.

 

E megjithëse formati i ri do të ketë ndryshime, duket se Luana mund të ketë pranë saj bashkëpunëtorin e vjetër në Top Channel, Florjan Binaj. Ditën e sotme Vjollca ka postuar një foto në InstaStory ky shfaqet bashkë me aktorin, ndërsa bashkangjitur me foton, ku duken “matchy matchy” shkruan thjesht: ”Gjej diciturën”

 

Kështu, ndoshta Flori do të jetë sërish pjesë e ekipit të Luanës në këtë sezon të ri, teksa më parë për 3 sezone radhazi ishte një nga kapitenët e “Shiko Kush Luan”. Ndërkohë, me largimin e tij nga Top Channel dhe sidomos Portokalli, Florin e kemi parë si prezantues në programin investigativ, “Piranjat” dhe e kemi dëgjuar në radio me emisinin “Rikoshet”. Megjithatë duket se tani është rrugës për t’u bërë bashkë sërish me Luanën…

TE TJERA