Biznesmenja Kylie Jenner qëndroi në listën e miliarderëve të Forbes për 2 vite, pasi një hetim zbuloi se 25-vjeçarja zbuloi kishte një pasuri prej 900 milionë dollarë.
Edhe nëse Jenner do kishte mbetur në listë, ajo do ishte rrëzuar nga froni si miliarderja më e re në botë nga një farmacist 19-vjeçar.
Këta janë shtatë miliarderët më të rinj në botë:
Gustav Magnar Witzøe, 29 vjeç
Pasuria: 4.2 miliardë dollarë
Modeli norvegjez Gustav Magnar Ëitzøe ka një pasuri prej 4.2 miliardë dollarë të trashëguar nga babai i tij.
I ati i 29-vjeçarit, i quajtur gjithashtu Gustav, themeloi një nga prodhuesit më të mëdhenj të salmonit në botë, Salmar ASA, në 1991 dhe i dhuroi aksionet fëmijës së tij të vetëm 22 vite më vonë.
Modeli, i cili u bë miliarder në moshën 18-vjeçare, jeton në një apartament në Oslo me pamje nga bregu i Aker Brygge.
“Unë nuk isha më i varfër apo më i pasur një ditë pasi trashëgova aksionet. Është ende kompania e babait tim, ai e merr atë vendim. Janë thjesht dokumente. Nuk është si paratë që transferohen menjëherë në llogarinë tuaj bankare”, tha ai.
Megjithatë, 29-vjeçari jeton një jetë luksoze dhe udhëton me një Lamborghini Urus 160.000 dollarë.
Megjithëse Witzøe nuk e ka domosdoshmërisht të nevojshme të punojë, ai ka tre punë: merret me modeling, investim në biznese të reja përmes një firme që bashkëdrejton, Ëiski Capital dhe drejton kompaninë filantropike The Ë Initiative, që dhuron për grupet e fokusuara tek shëndeti dhe edukimi i fëmijëve.
Pasi mbaroi shkollën e mesme, ai madje punoi në ndërrmarje e salmonit për dy vjet.
“Ishte një përvojë vërtet e mrekullueshme, është shumë bukur të punosh jashtë gjatë gjithë ditës, duke përdorur trupin tënd. Shkon në shtëpi dhe je i rraskapitur. Mësova shumë për industrinë dhe se si funksionin gjërat”, tha ai për The Telegraph.
Ryan Breslow, 28 vjeç
Pasuria: 2 miliardë dollarë
Ashtu si disa miliarderë të tjerë në këtë listë, Ryan Breslow u largua nga kolegji në Stanford, për tu fokusuar në Bolt, startup-in e pagesave që ai themeloi vitin e dytë të studimit.
Softueri sjell pagesa me një klikim për shitësit me pakicë në internet, duke thjeshtuar peizazhin e kompanive të tregtisë elektronike aq shumë sa Bolt tani vlerësohet në 11 miliardë dollarë. Pasuria neto e vetë Bresloë është 2 miliardë dollarë.
Megjithëse Bresloë është një nga miliarderët më të rinj në botë, ai jeton në shtëpinë e tij relativisht modeste me tre dhoma gjumi në kufirin e lagjes Little Haiti në Miami, jo shumë larg vendit ku u rrit në North Miami Beach.
Sipas Forbes, “Breslow kalon shumicën e ditëve vetëm në shtëpi. Ai kërcen në oborrin e shtëpisë së tij dhe mediton mes palmave të larta, statujave të bardha të Budës dhe një kondicioneri që gumëzhin. Dhe nga një tavolinë në dhomën e tij, ai drejton Bolt-in.”
Në të njëjtin artikull, Breslow, tha: “Kam një mënyrë jetese prej murgu”. Ai shmang glutenin, alkoolin dhe kafeinën.
“Shumica e njerëzve që pasurohen duan të jenë pjesë e një rrethi elitar. S’dua të kem të bëj me ta, ndoshta jam një nga miliarderët e vetëm që e kam këtë ndjenjë”, ka thënë Bresloë.
Në fillim të vitit 2022, ai krijoi një javë pune katër-ditore për 800 punonjësit e tij të Bolt, duke thënë: “Doja t’i bëja të përqendroheshin tek shëndeti, mirëqenia dhe familja gjatë kohës së pushimit, në mënyrë që kur të jenë këtu duke punuar, të jenë të fokusuar.”
Pedro Franceschi dhe Henrique Dubugras, 26 vjeç
Pasuria: 1.5 miliardë dollarë secili
Me një pasuri neto prej 1.5 miliardë dollarë secili, brazilianët Henrique Dubugras dhe Pedro Franceschi, të cilët filluan të kodonin kur para adoleshencës, fituan vendin e tyre në listën e Forbes në janar 2022, pesë vjet pasi bashkë-themeluan startupin fintech Brex.
Kompania e tyre revolucionarizoi shpenzimet për bizneset e vogla, duke i lejuar të përdorin një kartë krediti të korporatës, një privilegj që shumica e startupeve të rinj u mohohet.
Ata u takuan kur ishin në shkollë të mesme, Dubugras në Sao Paulo dhe Franceschi në Rio de Janeiro.
Në një intervistë të vitit 2020 me The Takeoff, Dubugras tha: “Ne u njohëm në fund të vitit 2012 në Tëitter, ku diskutonim për programim… Vendosëm të komunikonim në Skype dhe u bënë miqtë më të mirë.”
Në të njëjtën intervistë, Dubugras tha: “Po zihesha me mamin, u largova nga shtëpia dhe po më mbaronin paratë”.
Në vend që të gjente një punë për të mbajtur veten, ai dhe dy shokë kodues, pa përfshirë Franceschi-n, udhëtuan në Miami për një konkurs hackathon me një çmim prej 50.000 dollarësh dhe fituan.
Sipas Dubugras, Franceschi “filloi të kodonte kur ishte nëntë vjeç, dhe më pas kur ishte 12 vjeç, ai u bë shumë i famshëm si haker”.
Në vitin 2016, të dy Dubugras dhe Franceschi u pranuan në Universitetin e Stanford, por u larguan pas vetëm 8 muajsh për t’u fokusuar me kohë të plotë në Brex, i cili tani është me seli në San Francisco. Dyshja, së bashku me gruan e Franceschi, u transferuan në Los Angeles në fillim të pandemisë.
Në vitin 2018, Dubugras tha për Nasdaq: “Njerëzit më paralajmërojnë të mos bëj biznes me familjen dhe miqtë, por unë nuk do të isha këtu ku jam sot pa Pedron pranë meje dhe e di që ai do të thoshte të njëjtën gjë”.
Alexandra Andresen, 26 vjeçe dhe Katharina Andresen, 27 vjeçe
Pasuria: 1.2 miliardë dollarë secila
Motrave norvegjeze iu dha secilës 42%, e vlerësuar në 1.2 miliardë dollarë, e Ferd, kompania e investimeve të babait të tyre, Johan H. Andresen, të cilën e themeloi në 2001.
Sipas Independent, edhe kur ishte adoleshente, Alexandra nuk i shpenzonte miliardat e saj.
“Kursej kur marr kompensimin javor dhe kursej çmimet në para që fitoj në gara ose nëse marr para si dhuratë për ditëlindjen time. Do të thotë që mund t’i blej vetes gjëra që i dua vërtet, si një çantë ose një palë këpucë, pa pasur nevojë t’i kërkoj para nënës ose babit”, tha ajo në 2016.
Forbes vendosi emrat e tyre në listë për herë të parë atë vit, kur Alexandra ishte 19 vjeçe dhe Katharina ishte një studente 20-vjeçare e Kolegjit Universitar të Amsterdamit që studionte shkenca sociale.
Ndryshe nga disa miliarderë të tjerë në këtë listë, të cilët e mbajnë private jetën e tyre personale, familja Andresen ndajnë pasionet e tyre me mijëra ndjekësit e tyre në Instagram.
Alexandra publikon foto me kuajt e saj të shumtë, dhe herë pas here, trashëgimtarja publikon foto të me të dashurin, 28-vjeçarin Colin Thompson, ish-shofer garash dhe themelues i Paramount Wood Co. markë mobiljesh.
Katharina gjithashtu ka një të dashur, sipërmarrësin norvegjez Frederic Kvasnes, 32-vjeç. Të dy kanë postuar foto së bashku nga Parisi, Santorini dhe Roma.
Austin Russell, 27 vjeç
Pasuria: 1 miliard dollarë
Si themelues dhe CEO i Luminar Technologies, i cili krijon softuer për makinat që drejtohen vetë, Austin Russell u shpall miliarderi më i ri që e ngriti vetë pasurinë në vitin 2020, kur ai ishte vetëm 25 vjeç.
Në të njëjtin vit, kompania e tij në Orlando, u bë publike. Sot, pasuria e tij neto është 1 miliard dollarë.
“Nëse doni të shihni përmes një teknologjie, vizionin e një produkti, gjithçka, kolegji nuk është vendi i duhur për ta bërë këtë”, tha Russell, i cili e la vitin e tij të parë në Stanford. “Largimi nga shkolla është me të vërtetë ajo që më mundësoi të jem në gjendje t’i bëj të gjitha ato gjëra.”
Pasi arriti statusin e miliarderit në fund të vitit 2020, Russell bleu 83 milionë dollarë një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi, 18 banja në lagjen Pacific Palisades të Los Anxhelosit, rreth një orë në veri të vendit ku u rrit në Neëport Beach.
Dy muaj më vonë, ai bleu një shtëpi prej 10 milionë dollarësh në Ëinter Park, Fla., me sa duket për të qenë më afër selisë së kompanisë së tij.
Në një intervistë të vitit 2019 me CNBC, Elon Musk e konsideroi teknologjinë e Russell “të kushtueshme dhe të panevojshme”.
Russell iu përgjigj: “Unë mendoj se 50 partnerë tregtarë dhe shumica e prodhuesve kryesorë të automjeteve me të cilët po punojmë nuk do të ishin dakord.”