Armina Mevlani fotografohet pak para martesës me Shkëlzen Berishën duke u…

Blogerja e njohur Armina Mevlani duket e relaksuar në ditët e fundit të beqarisë. Pasi lajmëroi se në fund të muajit shtator do të kurorëzojë dashurinë e saj me Shkëlzen Berishën në martesë, këto ditë, ajo po vijon të shijojë pushimet në bregdet.

 

 

Në fotot e postuara së fundmi në Instagram, Armina ka pozuar me pizhama, ndërsa në një tjetër foto, duket e veshur me mëngë të gjata dhe e përgjumur teksa pret të konsumojë mëngjesin.

 

 

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të martohen së shpejti! Armina tha se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar datën.

 

“Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do e zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”, tregoi ajo në “Goca dhe Gra”.

 

 

TE TJERA