5 vite të martuar, Marina i drejtohet publikisht Getoarit: Gruaja ka gjithmonë të drejtë

Reperi i njohur, Getoar Selimi dhe moderatorja shumë e dashur nga publiku, Marina Vjollca, festojnë sot përvjetorin e martesës.

 

Këtë 5-vjetor, Marina ka zgjedhur ta kujtojë me një urim në Instagram. Ajo ka postuar një foto nga pushimet e tyre më të fundit, të cilën e ka shoqëruar me disa fjali tepër gazmore.

 

“Martesa është një marrëdhënie në të cilën njëri ka gjithmonë të drejtë dhe tjetri është burri. Gëzuar përvjetorin dashuria ime”, ka shkruar moderatorja krahas fotos, duke shkaktuar shumë të qeshura.

 

Kujtojmë që çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Marget, bazuar në inicialet e tyre.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...