Turi zbulon aktorin e dashur për publikun që do e shihni këtë sezon çdo javë në Klanifornia

Spektakli i humorit “Klanifornia”, i cili fillon të shtunën mbrëma, ka në plan të surprizojë shikuesit. Për të zbuluar se çfarë na pret në puntatën e parë të sezonit, Turjan Hysko dhe regjisori Altin Ago ishin të ftuar në “Aldo Morning Shoë”.

 

“Do jemi plot risi, do jemi njësoj si vitin e kaluar. Përtej shakave, “Klanifornia” do ketë risi në humor spese do ndërthurim skeçe në terren siç e kemi bërë, do ta mbajmë prapë si vijë logjike skeçin e terrenit se është pëlqyer shumë dhe do i alternojmë me skeçet e studios.

 

Kjo na bën pak më të veçantë në tregun e humorit”, tha Ago ndërsa Hysko shtoi: “Këto që tha Altini vlejnë, por gjithsesi do kemi aktorë të rinj”.

 

“Këtë sezon Gent Zenelajn do e kemi stabël, çdo javë”, zbuloi Turjan Hysko. “Është një aktor që e dua dhe e vlerësoj shumë”, u shpreh ai.

 

Kujtojmë se nga Klanifornia janë larguar dy nga aktoret e njohura që ishin pjesë e këtij formati për disa sezone si Delinda Disha dhe Eliona Pitarka.

 

Të dyja tashmë janë pjesë e MCN TV, Delinda drejton “Xhadat” bashkë me Fiori Dardhën, ndërsa Eliona do jetë pjesë e emisionit të mëngjesit.

TE TJERA