Rudina Dembacaj tregon mesazhet e Markut: Po bëj një dush edhe po të…

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj, është çdo ditë aktive në rrjetet e saj sociale duke qenë kështu edhe më e afërt me ndjekësit e saj.

 

Por kësaj rradhe ajo ka guxuar edhe më tepër duke ndarë momente më personale. Aktorja ka vendosur që të publikojë me fansat mesazhet që i ka dërguar bashkëshorti, Mark Frroku në “Whatsap”.

 

“Zemër jam në shtëpi. Po bëj një dush dhe po të pres. Të dua”, i shkruan ai.

 

Ndërkohë Dembacaj e ka shkruar mbi postim: “Ndërkohë burri personal i trupit, që është bërë telef te shtëpia e re”.

 

Kujtojmë se pak ditë më parë, Rudina i bëri një kamerë të fshehtë Markut. Teksa mbante telefonin duke xhiruar në dorë, aktorja puth bashkëshortin, i cili pasi e kupton e pyet nëse po filmon.

 

TE TJERA