Rita Ora në zi, këngëtarja bën dedikimin e ndjerë: U prehsh në paqe (foto)

Mes shumë personazheve të njohur edhe këngëtarja shqiptaree me famë botërore, Rita Ora reagoi për ndarjen nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

 

Në llogarinë e saj në “Instagram” Rita ka publikuar një foto të Mbretëreshës teksa i ka shprehur ngushëllime Familjes Mbretërorë. E pikëlluar Rita ndër të tjera shkruan se monarkja 96-vjeçare ishte një frymëzim për të gjithë.

 

“Mendoj se nuk jam e vetmja me një ndjenjë të madhe humbjeje dhe trishtimi sonte. Mbretëresha ishte një grua e pabesueshme që i dha gjithë jetën vendit të saj.

 

Ajo mbretëroi me një hir, elegancë dhe nder të tillë. Një frymëzim i vërtetë për të gjithë ne. Mendimet dhe lutjet e mia janë me familjen mbretërore në këtë kohë të vështirë dhe të trishtuar. U preftë në paqe”, shkruan Rita Ora.

 

Kujtojme se Rita Ora ka elektrizuar skenën në koncertin që mbajti në sheshin “Skënderbej” në kuadër të “Tirana European Youth Capital 2022”, teksa pas përfundimit ka mbetur shumë e kënaqur dhe premtoi se do të kthehet sërish.

 

“Ishte shfaqja më e mirë që kam pasur ndonjëherë. Bëra shumë qejf. Faleminderit atyre që erdhën të më shohin, më thanë se ishin 30-40 mijë njerëz. Dhe mirupafshim. Do kthehem sërish. Faleminderit shumë, ju dua”, kështu shprehet Rita Ora përmes një video në InstaStory me fjalët e fundit të thëna në shqip.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...