Prej dy dekadash në ekran, ndahet nga jeta gazetari i njohur (Foto)

Spikeri i parë kryesor i lajmeve në kanalin CNN për dy dekada, Bernard Shaw, vdiq në moshën 82 vjeçare. Shefi ekzekutiv i kanalit CNN tha se Shaw vdiq nga pneumonia në një spital në Uashington.

 

 

Gazetari afrikano-amerikan njihej për raportimet e qeta gjatë Luftës së Gjirit më 1991, ndërsa raketat fluturonin rreth tij në Bagdad.

 

Shaw ishte në CNN për 20 vjet dhe njihej për qëndrimin e tij të qetë nën trysni. Kjo ishte një shenjë dalluese e punës së tij për rrjetin CNN në Bagdad kur Shtetet e Bashkuara udhëhoqën një operacion për çlirimin e Kuvajtit nga Iraku në vitin 1991.

 

“Në të gjitha vitet e përgatitjes për t’u bërë spiker lajmesh, një nga gjërat për të cilat u përpoqa të mësoja më së shumti ishte aftësia për të kontrolluar emocionet në momentet më të vështira”, tha gazetari Shaw në një intervistë të vitit 2014 me Radion Publike Kombëtare (NPR). “Dhe unë personalisht ndjej se e kalova provën tim të rreptë për këtë në Bagdad.”

 

Bernard Shaw shërbeu në forcat e marinës amerikane para se të fillonte punën si gazetar në kanalet CBS dhe ABC News, dhe të merrte rolin e spikerit kryesor të lajmeve në rrjetin CNN në 1980.

 

 

Ai ishte moderator i debatit presidencial në vitin 1988 midis republikanit George W. Bush dhe demokratit Michael Dukakis.

TE TJERA