“Nongrata dhe nga BE?” Berisha i përgjigjet Ballës: Treni nuk ndalet, do ta heq Ramën nga pushteti!

“Treni nuk ndalet” Kështu I është përgigjur kryetari i PD-së, kryetarit të grupit parlamentar Taulant Balla I cili deklaroi dje në kuvend se nuk duhej habitur nëse Berisha do të shpallej nongrata dhe nga BE-ja.

 

 

“Nuk kam asnjë informacion të tillë. Unë di që BE ka një rezolutë ku deklarohet se asnjë vendim i tillë nuk duhet të merret pa proces gjyqësor. Por duhet të jem i qartë: Asgjë në botë nuk do mundet kurrë të ndalojë këtë projekt.

 

Ky tren është i pandalshëm. Sado të lobojë Edi Rama. Sado miliona të shpenzojë. E vërteta është që kjo lokomotivë do ta nxjerrë ate nga pushteti. Kjo është përgjigja ime,” tha Berisha nga Postriba ku pas homazheve në kujtim të kryengritjes së Postribës pati dhe një konferencë me gazetarët.

 

TE TJERA